Rajon & Botë

​ Nuk ndalet Erdogan: Do ta rikthejmë dënimin me vdekje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Qeveria e vendit të tij do t’i kërkojë Parlamentit turk që të marrë në konsideratë rikthimin e Ligjit për dënimin me vdekje.

Kërkesa e  Erdoganit vie pas dështimit të organizmit të grusht-shtetit në korrik të këtij viti.

“Qeveria jonë do të dërgojë në Parlamentit propozimin e dënimit me vdekje. Unë kam besim se parlamenti do ta miratojë atë dhe kur të më vie propozimi për ta nënshkruar, unë do ta ratifikojë atë,” tha Erdogan në Ankara, njoftojnë mediat turke, transmeton KosovaPress.

Dënimi me vdekje në Turqi është hjek në vitin 2004, në mënyrë që të përshtaten me ligjet e Bashkimit Evropian, ku Turqia synon të anëtarësohet. Por pas grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik, Presidenti i Turqisë ka kërcënuar për kthimin e dënimit me vdekje për shkak të puçistëve, e cila kërkesë është kundërshtuar ashpër nga zyrtarët e BE-së.