Aktuale

​ Pak pjesëmarrës në protestën kundër dhunës

Një grup i vogël i grave iu kanë përgjigjur thirrjes për protestë kundër dhunës ndaj të miturve që u mbajt sot në Prishtinë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ishte mbledhur një grup i vogël i aktivisteve kryesisht femra për të protestuar kundër dhunës të një vajze të mitur që ndodhi javën e kaluar në Rahovec.

RRGGK e ka zgjedhur protestën e qetë vetëm përmes parullave që ta kundërshtoj këtë dukuri me parulla si: #nuk ka arsyetim, mos raportimi i dhunës është krim dhe reago”.

Adelina Berisha nga ky rrjet tha se në bazë të statistikave të kësaj organizate 60 përqind e qytetarëve të Kosovës, kryesisht femra, janë të përdhunuar./KosovaPress/