Kuriozitete

​Asteroidi Oumuamua, një anije kozmike

Astronomët në SHBA kanë filluar analizime elektronike të asteroidit të quajtur Oumuamua, në kërkim të jetës aliene në objektin qiellor me formë cilindrike.

Organizatorët e programit “Breakthrough Listen” filluan operacionet dje në teleskopin “Green Bank Telescope” në shtetin amerikan të Virxhinias Perëndimore.

Mes mbështetësve të këtij programi është edhe astrofizikanti i famshëm britanik, Stephen Hawking.

Muajin e kaluar, Oumuamua ishte asteroidi i parë i vëzhguar nga teleskopët modern që kalonte pranë Tokës dhe që vinte jashtë sistemit tonë diellor.

Asteroidi cilindrik, rreth 400 metra i gjatë, ka habitur shkencëtarët me formën e tij të pazakonte.

Studiuesit e “Breakthrough Listen” sugjerojnë që Oumuamua mund të jetë më shumë se sa një asteroid, forma e tij e çuditshme mund të tregojë se është një anije ndëryjore, e dizenjuar për të minimizuar fërkimin me gazrat dhe pluhurin në hapësirë.

Programi “Breakthrough Listen” financohet nga miliarderi rus, Juri Milner. Ai i dedikohet kërkimit të inteligjencës jashtëtokësore dhe synon të monitorojë një milionë yje dhe 100 galaksi fqinje.