ShowBiz

​Audrina flet për herë të parë pas kërkesës për divorc

Ish-ylli i Hills ka shpërndarë një video në Instagram të vajzës së saj Kirra, me një mesazh falënderues për fansat e saj, për mbështetje për ditët e vështira nëpër të cilat ajo po kalon.

Audrina Patridge ka folur për herë të parë pas kërkesës për ndarje nga bashkëshorti i saj, Corey Bohan, me të cilin ishte martuar që dhjetë muaj, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Patridge ka thënë se prioritet i saj numër një është e bija e saj dhe se aktorja ka nevojë për pushim gjatë kësaj kohe. Patrdige ka bërë të ditur se shkak i kërkesës për ndarje është dhuna familjare.

Sipas saj, Bohan është treguar shumë xheloz dhe agresiv gjatë kohës që ajo punonte. Seanca dëgjimore pritet të mbahet në tetor.

the authorE B