Tech

​Avioni Solar do të udhëtojë 90 orë

Avioni Solar Impulse 2, është nisur nga Nju Jorku për të kaluar Atlantikun, njërën nga fazat më të vështira të përpjekjes së tij për të fluturuar përreth globit duke e përdorur energjinë diellore.

Piloti, Bertrand Piccard, do të përpiqet të arrijë në Seville të Spanjës për rreth 90 orë.

Ai ishte paraparë të mbahej të dielën por udhëtimi u shty për shkak të motit të keq.

“Kjo do të jetë distanca më e gjatë të cilën kemi pasur për ta kaluar këtë vit” ka thënë ekipi i Solar Impulse.

Impulse, i cili ka krahë të ndërtuar nga Boeing 747 është i mbështjellur në 17.000 qeliza fotovoltaike për të kapur rrezet e diellit.

the authorSamir Dalipi