Rajon & Botë

​Corbyn: Ditë shumë të vështira për Britaninë

Britania do të përballet me një kohë të vështirë, tani që ka zgjedhur ta lë Bashkimin Evropian dhe ka për të rinegociuar lidhjet e saj me bllokun, deklaroi kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

“Qeveria britanike ka nevojë për të mbrojtur dhe promovuar ekonominë e saj duke qenë se po hyn në një fazë të ndarjes nga BE-ja dhe po negocion një marrëveshje të re të tregtisë me BE”, deklaron për BBC kreu i opozitës.

“Është e qartë se po vijnë ditë shumë të vështira përpara”, tha ai duke treguar rënien e e stërlinës pas votimit Brexit.

Duke shpjeguar rezultatin e referendumit, Corbyn thotë se “shumë njerëz janë lodhur nga shkurtimet e shpenzimeve dhe nga bllokimi ekonomik”.