Sport

​De Biasi gjen pasardhësin e Lorik Canës në Kombëtare

Të gjesh një zëvendësues të denjë për Lorik Canën në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, nuk është aspak e lehtë, por duket se trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi e ka zgjidhur më së miri një dilemë të tillë.

Në ndeshjen ndaj Italisë, ai aktivizoi në qendër të mbrojtjes Frederik Veselin.Mbrojtësi 25-vjeçar që luan te skuadra e Empolit kishte marrë edhe numrin 5 në fanellë të cilin e ka mbajtur pikërisht ish-kapiteni Cana dhe ka bërë një paraqitje të mirë, raporton ATSH.

Mesa duket në këtë pozicion ai do të luajë edhe në ndeshjet e radhës.

the authorE B