Rajon & Botë

​Debat i “nxehtë” para referendumit për largimin e Britanisë nga BE-ja

Vetëm 36 orë përpara mbajtjes së referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE, një debat i ashpër është zhvilluar në “Wembley Arena” në BBC.

Debati është mbajtur mes dy emrave kryesore që mbështesin dhe kundërshtojnë qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Evropian.

Sipas BBC-së, në qendër të diskutimit në debat kanë qenë emigracioni, ekonomia dhe sovraniteti, raporton KosovaPress.

Në këtë debat u “përleshën” vazhdimisht Tory Ruth Davidson me Boris Johnson para 6 mijë spektatorëve.

Qytetarët britanikë do të shkojnë në kutitë e votimit të enjten në orën 07:00./KosovaPress/