Aktuale

​‘Dëgjo zërin tim”, në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës do të organizojë aktivitet simbolik, në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se përmes aktivitetit “Dëgjo zërin tim”, kjo qendër do të shënojë 19 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt dhe 26 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Më tej në njoftim thuhet se aktiviteti “Dëgjo zërin tim” ka për qëllim sensibilizimin e opinionit kosovar, në veçanti atij institucional, për gjendjen dhe të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Aktiviteti do të organizohet nga ora 11:00, në sheshin Skënderbeu në kryeqytet.

“Gjatë këtij tubimi, pranë objektit të Qeverisë së Kosovës do të vendosen posterë me mesazhe përkrahëse për të mbijetuarit e dhunës seksuale, si dhe mesazhe tjera që bëjnë thirrje për zbatim të ligjit. Gjithashtu, do të ketë edhe një pronon cim për media”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi