Aktuale

​Digjet një autobus në Gërmi (Foto)

Sot rreth orës 6:30 është djegur një autobus në rrugën Shpëtim Robaj, në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Parkut Gërmia.

Në momentin e incidentit në autobusë ishin 40 persona, të cilët për fat nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se është djegur e tërë ana e majtë e autobusit. Për fat, tha Ahmeti, asnjë i lënduar nuk ka mbetur nga ky incident.

Mësohet që autobusi kishte filluar të digjej me të shpejtë gjatë vozitjes, si pasojë e një defekti teknik, kur edhe menjëherë janë larguar udhëtarët nga autobusi. /KP

digjet1

digjet2

the authorSamir Dalipi