Granit Xhaka është një nga mesfushorët më të mirë në Euro 2016.
Mediat angleze janë shumë të kënaqur që Granit Xhaka vitin e ardhshëm do të luaj në Premierligë te skuadra e Arsenalit.
Goal.com i ka kushtuar një shkrim të veçanet Xhakës, për të cilin thotë se do të tejkalojë Mesut Ozilin dhe do të jetë mesfushori kryesor i skuadrës.
Xhaka në Euro 2016 është mesfushori i dytë me më së shumti pasime 276 dhe vetëm Toni Kroos ka më shumë 319.
“Granit Xhaka është lojtar perfekt për Arsenalin dhe Arsene Wenger. Nuk ka dyshim që tifozët e Arsenalit e përcjellin Zvicrën në Euro 2016 dhe Xhaka është arsyeja kryesore”, shkruan Goal. /Express/