Aktuale

​I dehur dhe i rrahur kërcënon pronarin e lokalit

Rreth orës 17:25 minuta një pronar i një lokali hotelier në fshatin Brezne ka njoftuar policinë për një kanosje që i ishte bërë atij nga një i dyshuar.

Policia pasi kishte mbërri në vendin e ngjarjes kishe vërejtur një armë zjarri e llojit pushkë gjysmë automatike.

Sipas raporteve nga terreni merret vesh se i dyshuari kishte qenë i rrahur nga dy zhurianë dhe ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari ndalët në polici për 6 orë e më pas do të merret në pyetje për rastin./KosovaPress/