Aktuale

​Ja në cilat zona do të ketë ndërprerje të ujit deri në 12 orë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët se për shkak të punimeve teknike në fabrikën e përpunimit të ujit në Badoc, në zona të caktuara do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në 12 orë.

Në një komunikatë për media, nga Ujësjellësi bëjnë të ditur se zonat e shërbimit Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se, ditën e diel më 5 qershor, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 07:00-19:00.

“Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda 12 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash. Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kemi arritur ta bëjmë edhe herave të kaluara”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubave DN 600 dhe DN 400 te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc, objekti i ri i filtrave./KosovaPress/

Leave a Reply