Sport

​Kampionati Individual i Juniorëve mbledh një numër të madh ping-pongistëve

Pingpongistë të shumtë nga gjithë Kosova, sot ishin pjesë të Kampionatit Individual të Kosovës që po mbahet në kryeqytetin tonë.

Nën organizmin e Federatës së Ping-pongut të Kosovës, ping-pongistë të shumtë rreth orës 10:00, nisin duelet e tyre më synimet që të rrëmbejnë pozitat e para.Në kushte jo edhe aq të mirë, në një palestër të vogël, ping-pongistët filluan garat në pesë kategori, junior individual (m dhe F), çifte meshkuj, çifte femra dhe çifte të përziera.

Fadil Luta, sekretar i Federatës së Ping-pongut të Kosovës, i tha KosovaPress-it së është i kënaqur me rrjedhën e garave. Ai tha së është i kënaqur me paraqitjen e garueseve, sidomos në kategorinë e çifteve miks. Luta beson se edhe në këtë turne do të triumfojnë favoritet.

“Garat e kampionatit të juniorëve kanë filluar sot prej orës 10:00, fillimisht më çiftet miks, janë duke vazhduar shumë mirë, kemi paraqitje të madhe të çifteve miks, gjithsej 12 që është një befasi për këtë gare të njohur sepse më parë ky numër ka qenë shumë më i vogël. Deri tani favoritet janë duke avancuar, janë duke i kryer detyrat e veta dhe deri tani kemi dhe tani kemi gjysmëfinalen ku po luajnë Xhaka dhe Alban Mehmeti të cilët janë edhe favorit dhe pritet të pajisen më vendin e parë. Në prapavije kemi edhe ndeshjen ndërmjet Era Janjevës dhe Ademit, çiftin nga Ferizaj, ku çifti nga Ferizaj ka befasuar dhe pritet të ketë befasi nëse ata do të shkojnë në finale. Më pjesëmarrjen jemi shumë të kënaqur në krahasim më atë sesa lojtarë i kemi të regjistruar në Federatë dhe është paraqitja maksimale e mundshme. Ne në federate i kemi të regjistruar dikund 400 lojtarë dhe 100 prej tyre janë juniorë dhe që janë paraqitur në këtë turne”, tha Luta.

I kënaqur me rrjedhën e garave, shprehet edhe talenti i ri Fatih Karabaxhaku, i cili shpreson se do të triumfojë në këtë turne.“Garat po shkojnë vazhdimisht mirë, ka një organizim të mirë, tani jemi në finale dhe shpresojmë ta fitojmë edhe këtë”, theksoi ai.

Kampionati Individual i Juniorëve, zhvillohet para një numri të vogël shikuesish, ndoshta kjo për shkak të sallës që është tejet e vogël për një ngjarje të tillë. /KosovaPress/

the authorE B