Lifestyle

​Këshilla për grim të shpejtë në mëngjes

Një nga arsyet pse femrat vonohen në punë është koha që ato humbin duke u grimuar në mëngjes.

Por, mjaftojnë disa produkte themelore, të cilët bëjnë që për pak minuta ju të jeni gati dhe të shkëlqejë fytyra juaj.

Më poshtë po ju paraqesim disa këshilla për grim në mëngjes:

Përdorni krem hidratues – Nëse ju zgjidhni një hidratues me cilësi të lartë, ajo do të ndriçojë fytyrën, mbulojë të metat dhe do të ushqejë lëkurën.

Korrektuesi: Nëse ju doni të mbuloni qarqet nën sy apo ndonjë puçërr, ndani 30 sekonda për të aplikuar korrektorin, sepse më shumë kohë nuk ka nevojë.

Hijezimet për sy: Kur bëheni gati për punë, nuk ka nevojë për veprime serioze në lidhje me grimin për sy sepse grimi i tepërt nuk duket profesional. Në vend të kombinimit të këtyre dy produkteve, zgjidhni njërën ose tjetrën në qoftë se ju dëshironi një pamje natyrore, vendosni për hijezim me disa nga ngjyrat natyrale dhe në qoftë se ju doni për të nxjerrë në pah sytë dh e dukjen tuaj, aplikoni një vijë të hollë me kreon ose llajner në skajin e sipërm të qepallave.

Pudër për faqe: Pamjen tuaj do ta freskojë pudra për faqe dhe sigurohuni të mos duket tepër e ndezur.

Shkëlqimi për buzë: Le të jetë detaji përfundimtar në fytyrën tuaj, shkëlqimi i buzëve i cili aplikohet për vetëm disa sekonda dhe ju mund të bëni atë edhe derisa jeni nisur të dilni jashtë.