Rajon & Botë

​Kolumbianët festojnë fundin e luftës civile

Kolumbianët janë duke festuar nënshkrimin e armëpushimit mes Qeverisë dhe lëvizjes rebele Farc, e cila shënon fundin e luftës civile 50 vjeçare në Kolumbi.

Në kryeqytetin Bogota, njerëzit kishin dalë në rrugë, duke përqafuar njëri tjetrin dhe duke kënduar himnin kombëtar.

Lufta disa vjeçare në Kolumbi ka lënë të vdekur mbi 220 mijë njerëz, ndërsa miliona të tjerë të zhvendosur./KP