Aktuale

​KQZ kritikohet nga deputetët

Komisioni parlamentar për legjislacion i ka dhënë vërejtje KQZ-së për listat e zgjedhjeve, mospastrimin e tyre, votimin e qytetarëve serbë me dokumente të Serbisë si dhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila e ka njoftuar komisionin për punën e KQZ-së për vitin 2015 tha se listat e zgjedhjeve i pastron regjistrimi.

Ndërsa qytetarët serbë kanë pas mundësi të votojnë me dokumente të Serbisë në bazë të dyshtetësisë kurse në veri Daka ka thënë se nuk kanë marrë pjesë as nuk kanë pas kurrfarë ndikimi në to.

KQZ është akuzuar nga anëtarët e Komisionit për mos auditim të financimit të partive politike për çka Daka tha se këtë punë tash e 3 vjet e ka Kuvendi i Kosovës./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi