Aktuale

​LDK: Presidenti po shkel rënd Kushtetutën

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se po keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Lumir Abdigjiku, zëdhënës i shtabit të LDK tha se në javën e fundit në Podujevë po shpërfaqen lajme të rrejshme.

Sipas tij, vërejtja e dytë është edhe rasti shpifjes në Istog, ku po dëmtohet LDK.

Vjosa Osamani ka thënë se Presidenti i Kosovës është duke keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Ajo ka ftuar Presidentin të ushtrojë detyrën e tij në bazë të Kushtetutës deh jo duke shkelur atë. Sipas saj, Presidenti po shkel rënd Kushtetutën.

Osmani tha po shqyrtojnë mundësin që këtë shkelje nga ana e Presidentit ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë konferencë u tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë parti më e madhja për nga komunat dhe si parti./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi