Aktuale

​Magjia e pushimeve në Theth

Nesër në qendër të fshatit, në sheshin e kishës, do të grumbullohen vizitorë të shumtë të ardhur nga gjithë Shqipëria dhe turistë nga bota, pasi në Theth festohet “Dita e Bjeshkës”.

Ndërsa për ata që do të jenë atje një ditë më përpara, ose ata që janë me pushime në Theth, dita e 25 qershorit do të jetë krejt ndryshe. Imagjinoni që të zgjoheni një mëngjes dhe megjithëse mund të keni fjetur shumë pak, të ndjeheni të plotësuar, të freskët dhe energjik.

Imagjinoni ku para jush sa po hap pak dritaren është një panoramë magjepse, me male të lartë, ku ngjyrat e mëngjesit mundohen të kapin majën. Vera në Theth është një mrekulli.

Por, nesër do të jetë një zgjim i veçantë, sepse daullet dhe lodrat e festës do të nisin që herët. Bujtësit e nesërm kanë mundësi të shikojnë disa monumente të natyrës si, ujëvarën e Thethit, një monument natyre tepër i vizitueshëm, një kryevepër e natyrës.

Ushqimi karakteristik dhe bio, aty ku kupton shijen e vërtetë të ushqimeve, atë shije që nuk e provon kollaj nëpër metropole.

E mbi të gjitha, qe tësia dhe energjia që merr pushuesi apo vizitori nga jeta në natyrë, duke u ndjerë më optimist, më i sigurt dhe plot motivim.

the authorSamir Dalipi