Rajon & Botë

​Marina Ushtarake shpëton 603 migrantë në Mesdhe

Të paktën 603 migrantë u shpëtuan sot në detin Mesdhe, në ngushticën mes Siçilisë dhe Afrikës së Jugut, njoftoi Marina Italiane.

”Tre anije të Marinës Ushtarake kanë interceptuar deri tani gjashtë varka të mëdha, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim e sipër”, thuhet në komuniaktën e rastit të marinës së sipërcituar.

Moti i mirë ka intensifikuar mbërritjen e migrantëve në Itali.

”Ndërkohë, vetëm dje janë shpëtuar 1 095 persona në det”, shkruan Roja Bregdetare italiane në Twitter.

”Deri dje, në Itali kanë zbarkuar 6 500 migrantë, 58 për qind më shumë sesa java e kaluar”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM)./KP