Kuriozitete

​Martesa më e dhimbshme dhe më krenare e vitit që lamë pas

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka realizuar ëndrrën e saj pak orë para se të vdiste, duke u martuar me njeriun e zemrës së saj.

Gruaja e njohur si Heather Lindsay, trupi i së cilës ishte “pushtuar” nga kanceri i shkallës së tretë, pak orë para se të vdiste i tha “po” Dave Mosher, në kishën e spitalit ku ishin mbledhur shumë familjarë, miq dhe personali mjekësor.

Lindsay e realizoi ëndrrën e saj para festave të dhjetorit dhe 18 orë pasi vuri kurorë, i mbylli sytë përjetësisht, transmeton KosovaPress.