Lifestyle

​Maska fytyre në kushtet e shtëpisë

Produktet natyrale janë zgjedhja ideale për kujdes të lëkurës. Shumë nga ne, kemi nëpër shtëpitë tona, të gjitha produktet e nevojshme për maska të tilla.

Më poshtë, po ju sjellim një listë me disa produkte, të cilat mund t’i përdorni për të bërë maska për fytyrë, të cilat ndikojnë në shkëlqimin e lëkurës suaj.

Banane dhe mjaltë

Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaftë dhe disa pika lëng limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

Kakao dhe kafe

Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Uthull

Uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën e fytyrës. Hidhni një lugë uthull në një filxhan me ujë dhe vendoseni në fytyrë.

Avokado dhe mjaltë

Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoi një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

Qumësht

Qumështi është përdorur gjithmonë për trajtimet e fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Të bardhat e vezëve

Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.