Rajon & Botë

​Merkel: Shpresoj se do të mund të dëbojmë më shumë emigrantë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson se do të ketë përparim në dëbimin e më shumë azil kërkuesve të refuzuar.

Merkel do të takohet sot me guvernatorët e 16 shteteve gjermane për të diskutuar këtë çështje, transmeton Express.

Liderja gjermane, e cila do të përballet me zgjedhje në shtator të këtij viti, vazhdimisht ka bërë thirrje për përpjekje kombëtare që të sigurohet se njerëzit që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani, të largohen menjëherë.

Dëbimet janë çështje e qeverive shtetërore. Por, ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, e ka bërë të qartë se qeveria federale dëshiron më shumë ndikim në këtë çështje./Gazeta Express/