Aktuale

​Mustafa: Demarkacioni procedohet në Kuvend brenda muajit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se brenda muajit do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Demarkacionin me Malin e Zi.

Kreu i ekzekutivit, ratifikimin e Demarkacionit e quajti obligim që, sipas tij, duhet kryer herët ose vonë. Mustafa këtë deklaratë e dha gjatë vizitës së tij që u bëri disa bizneseve vendore.

Demarkacoini kishte dështuar të kalojë në Kuvend dy herë radhazi nga bojkoti i opozitës dhe përdorimi i gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

the authorE B