Sport

​Ozil refuzon kontratën e Arsenalit, dëshiron gjigantin tjetër anglez

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin, e cila skadon në verën e vitit 2018

Mesut Ozil nuk është i bindur në projektin e Arsenalit dhe dëshiron të largohet nga Emirates pas pesë vitesh.

Gjermani beson se koha e tij në Arsenal ka përfunduar dhe dëshiron një aventurë të re.

Sipas Mirror, Ozil ka shprehur dëshiron që të transferohet në Manchester United në verën e vitit 2018.

Lojtari për tre vite kishte punuar me Jose Mourinhon, kur të dy ishin së bashku në Real Madrid në periudhën 2010/13. /Express/

the authorE B