Rajon & Botë

​Papa për Brexit: Ishte vullneti i shprehur nga populli

Pas votimit të Britanisë së Madhe për tu larguar nga Bashkimi Evropian, zëdhënësi i Papës Francis e kishte pyetur atë se çfarë mendonte ai për këto ngjarje.

Papa ishte shprehur se “votimi ishte vullneti i shprehur nga populli”, sipas Catholic News Service.

“Kërkohet përgjegjësi e madhe nga ana e të gjithëve për të garantuar për të mirën e popullit të Britanisë së Madhe dhe të mirën e bashkëjetesës së tërë kontinentit evropian” ka shtuar ai.

Kjo përgjigje sidoqoftë, nuk e përcakton se a ishte Papa pro apo kundër largimit të Britanisë nga BE-ja, transmeton KosovaPress.