Sport

​Për 10 ditë, Reali luan tre herë kundër Sevillas

Real Madrid dhe Sevilla do të luajnë tre herë brenda 10 ditësh.

Viti 2017 do të jetë shumë i ngjeshur për skuadrën e Real Madridit, e cila brenda 10 ditësh do të luaj tre ndeshje ndaj Sevillas.

Këto dy skuadra përveç në ndeshje në La Liga, do të ndeshen edhe dy herë tjera në kuadër të Copa del Reyt.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 3 ose 4 janar në Copa del Rey, ndeshja e dytë me 7 janar në kuadër të La Ligas, ndërsa me 11 ose 12 janar ajo e kthimit në kupë. /Express/