Aktuale

​Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë

Nesër organizohet tubimi përkujtimor për shënimin e 18-vjetorit të masakrës në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Tubimi përkujtimor do të mbahet më datë 31 mars, me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve të fshatit.106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë:

Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës./KosovaPress/