Aktuale

​Prishtina sërish me më së shumti raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë regjistruar edhe 1 mijë e 29 raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe u shënuan 24 raste të vdekjes dhe janë shëruar 3 mijë e 266 persona.

Prishtina ka shënuar numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus. 170 raste të reja u regjistruan vetëm në kryeqytet.

Ndërsa dy komunat tjera më së shumti raste janë: Prizreni me 82 raste dhe Mitrovica me 80./ATVLIVE