Sport

​PSG ndërron mendje, super lajm për Barcelonën (Foto)

PSG duket se ka ndërruar mendje për shitjen e mesfushorit Marco Verratti.

Ditë më parë drejtuesit e PSG’së kishin deklaruar se Marco Verratti nuk është në shitje, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.

Por, ata siç duket tashmë kanë ndërruar mendje, duke parë edhe dëshirën e lojtarit.

Sipas L’Equipe, PSG është duke menduar shitjen e mesfushorit italian në Barcelonë, nëse merr edhe ofertën e duhur.

Nga 70 milionë euro sa kishte çmimin fillimisht lojtari, PSG thuhet se tashmë dëshiron 100 milionë euro.

Verratti ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2021. /Express/