Aktuale

​Sfidë mbetet mos raportimi i financave publike

Është shqyrtuar raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Shqetësuese mbetet për Faton Topallim, kryetar i këtij Komisioni se 77 përqind të organizatave buxhetore vlerësojnë se kontrolli i brendshëm bëhet pjesërisht.

108 organizata kanë obligim të raportojnë për kontrollin e brendshëm për financat publike, por prej tyre kanë raportuar 95 organizata. Deputeti Avdyl Imeri tha se organizatat buxhetore duhet përmirësuar menaxhimin e kontrollit financiar.

Dhe sipas tij këto organizata nuk kanë komoditet për auditim. Derisa, Naim Fetahu u interesua të dijë për pavarësinë e punës së auditorëve në kontrollin e brendshëm, drejtori i Auditimit të Brendshëm Kosum Aliu tha se ka qenë vetëm një rast ose një auditor që nuk i është bindur urdhrave të shefit të tij.

Kosumi ndër të tjera tha se sfidë mbetet ngritja e llogaridhënies së organizatave buxhetore për financat publike. Po ashtu sipas tij ka mungesë të numrit të auditorëve të brendshëm.

Aliu tha se ndër sfidat tjera është se shumica e organizatave buxhetore nuk kanë regjistrat e rreziqeve në këtë fushë.

Aliu duke raportuar në këtë Komision tha se prej rekomandimeve kanë mbetur rreth 100 pa u implementuar. Edhe Ali Sadriu anëtar ngriti çështjen e organizatave buxhetore të cilat sipas tij janë 13 prej tyre që nuk kanë përmbushur pyetësorin për raportimin financiar./KosovaPress/