Rajon & Botë

​Takim i vendeve themeluese të Bashkimit Evropian pas referendumit britanik

Shefat e diplomacive të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian do të takohen nesër në Berlin për të analizuar pasojat e referendumit britanik, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane.

“Ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier do të presë më 25 qershor ministrat e Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, holandez, Bert Koenders, italian, Paolo Gentiloni, belg, Didier Reynders dhe luksemburgas, Jean Asselborn për diskutime dhe për shkëmbim idesh për temat aktuale të politikës evropiane”, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme gjermane. /AFP/