Aktuale

​Thaçi: Askush nuk mund të vejë veto për themelimin e ushtrisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëriti sot se themelimi i ushtrisë së Kosovës tanimë është domosdoshmëri për Republikën e Kosovës.

Ai në FOL Hapur tha se iniciativa e tij që FSK të bëhet ushtri nëpërmjet ligjit është krejtësisht legjitime dhe kushtetuese.

“Iniciativën ligjore për transformimin e ushtrisë e kam ndërmarrë, jo vetëm pse është e drejtë e jona ta bëjmë ushtrinë tonë por edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur anëtarësimin në NATO pa ushtrinë e vet”, tha presidenti. Sipas tij, kjo iniciativë e tij i ka bashkuar të gjithë spektrin politik ndërsa bëri të ditur se institucionet janë të vetëdijshëm për ruajtjen e partneritetin me NATO-n dhe SHBA-të.

Thaçi tha se dallimi i vetëm qëndron në qasjen që duhet ndjekur për të arritur qëllimin e përbashkët, pasi që NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që ushtria të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Të njëjtën gjë e duam dhe në rast se kjo arrihet në praktikë. Tani së fundi edhe partneret tanë si NATO dhe SHBA kanë konfirmuar gatishmërinë t’i ndihmojnë institucionet tona për të pasur përkrahjen e të gjitha komuniteteve përmes ndryshimeve kushtetuese. Ne nuk duhet të harrojmë se themelimi i ushtrisë është prej momenteve më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë. Andaj duke qenë plotësisht i përgjegjshëm përmes një procesi transparent që siguron mbështetjen e institucionet tona ende kanë në dispozicion kohën për të bërë dhe përpjekjen e fundit që të kam përkrahjen e të gjithë komuniteteve për transformimin e FSK-së”, tha Thaçi.

Thaçi tha se vetëm përpjekjet e tij janë pamjaftueshëm andaj kërkohet nga të gjitha institucionet dhe partneret strategjik të jenë të involvuar.

Presidenti beson se me rikthimin e serbëve në institucione beson se është produktiv.

“Andaj dhe shpresoj dhe besoj që ky proces do të përmbyllet me përkrahjen dhe pjesëmarrjen me përfaqësues të komunitetit serb. Duam që edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë të jetë pjesë e këtij procesi. FSK është multietnike e po ashtu edhe ushtria e ardhshme do të jetë multietnike. Do të dëshiroja që një qëllim i tillë jetik të marr mbështetjen e komuniteteve do të bëhet me ndryshime kushtetuese. Në rast të kundërt e kam bërë të qartë se askush s’mund të vejë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës”, tha Thaçi./KosovaPress/

the authorE B