Aktuale

​Transportonin vezë në rrugë ilegale drejt Maqedonisë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Stanqiq të Gjilanit, pasi që të njëjtit janë takuar duke transportuar me automjetin e tyre 200 pako me vezë pule ose 72000 copë, të cilat dyshohet se për destinacionin kishin Republikën e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, automjeti me mall u është konfiskuar./KosovaPress/