Sport

​Treshja ‘vrasëse’ e Francës

Franca ka arritur deri në gjysmëfinale fal paraqitjeve fantastike të treshes së sulmit, Dimitri Payet, Anotione Griezmann dhe Olivier Giroud.

Të pamëshirshëm. Kështu mund të quhen tre futbollistët e sulmit të Francës, në këtë evropian. Payet, Griezmann dhe Giroud janë më meritorët që ‘gjelat’, sot janë në gjysmëfinale të Euro 2016.

Golashënuesi më i mirë i këtij evropiani është Griezmann me katër gola. Ai po ashtu ka dhuruar edhe dy asistime për bashkëlojtarët e tij. Ndërsa, Payet dhe Giroud kanë realizuar nga tre gola secili si dhe kanë dhuruar nga dy asistime.

Kontributi i tyre pritet të jetë vendimtar edhe në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë të enjten, ku Franca si nikoqire e këtij Evropiani, kërkon që të kualifikohet për finalen e madhe të Parisit.