Sport

​Zbulohen fjalët që ia kishte thënë gjyqtari Messit, pasi ky i fundit i kishte bërtitur

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e kishte shprehur zemërimin e tij më gjyqtarin, gjë për të cilën ishte ndëshkuar me karton të verdhë, gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.

Gjatë ndeshjes, argjentinasi i kishte bërtitur gjyqtarit të ndeshjes, gjë për të cilën u ndëshkua me karton të verdhë. Media spanjolle AS pretendon se gjyqtari Jaime Latre i kishte thënë Messit: “Unë mund të bëj vetëm më të mirën time”, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar dje mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos përfundoi pa asnjë fitues, pasi rezultati mbeti 1-1. Kjo është ndeshja e tretë radhazi të cilën nuk mund ta fitojë klubi katalonas.

Messi nuk kishte qenë në 11-ën startuese të ndeshjes, pasi që trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur t’i pushonte argjentinasin dhe Busquetsin. Zemërimi i tij ishte shtuar pasi që shtylla, për herë të shtatë këtë sezon, nuk e lejoi ta shënonte golin e fitores.

Kjo nuk është hera e parë që Messi e shpreh zemërimin e tij me gjyqtarët. Këtë gjë e kishte bërë edhe pas ndeshjes kundër Gironas, e cila kishte përfunduar me rezultat 2-2, kur kishte refuzuar t’ia jepte dorën gjyqtarit. /Gazeta Express/

the authorE B