Sport

​Zidane publikon listën me lojtarët e ftuar për finale

Real Madridi do të ballafaqohet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Zinedine Zidane ka përzgjedhur 25 futbollistë për ndeshjen e nesërme finale ndaj Juventusit.

Reali që kërkon ta mbrojë titullin e kampionit të fituar një vit më parë dhe të 12-in në histori të klubit, ka në dispozicion futbollistët më të mirë.

Madje, Zizou për këtë ndeshje ka ftuar edhe birin e tij, Enzo Zidane, që do të jetë në bankën rezervë. Portierë: Navas, Casilla, Yanez.

Mbrojtës: Carvajal, Pepe, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Coentrao, Danilo. Mesfushorë: Kroos, James, Casemiro, Kovacic, Modric, Asensio, Isco, Enzo Zidane. Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vazquez, Mariano, Morata.