ShowBiz

1 vit me Lianin…Vesa Luma mbledh kujtimet në një video prekëse!

Për këngëtaren Vesa Luma dita e sotme është padyshim një nga më të lumturat në jetën e saj, pasi si sot një vit më parë ka ardhur në jetë vogëlushi i saj Lian.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video nga çastet më të bukura, që kur ishte shtatzënë e deri tek fjalët e para të vogëlushit të saj. Këtë video e ka shoqëruar me këto fjalë zemre prej nëne:

“Jeta ime,Liani im sot mbushi nje vite! Para se te vije ti engjulli jone ne jete, nuk kisha menduar ndonjehere se sa te parendesishme mund te me duken shume gjera tjera para teje…Dashuria e madhe dhe e sinqerte per te pas TY ne jeten tone, reflekton ne bukurine e buzeqeshjen tende! Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe se te jem cdo sekond te vitit me ty! Nuk me besohet se qysh tani ke marr zemren e aq shume dashamiresve qe mezi presin te te takojne perqafojne apo te bejne fotografi me ty. Falemderit Zot qe na shperbleve dashurine tone me kete Mrekulli! Falemderit Lian,qe mua dhe babin tend na bere te kuptojme se cka realisht qenka JETA. Te duam deri ne frymen e fundit!”-përfundon statusi i saj në Facebook.

Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta janëlidhur në martesë rreth dy vite më parë në kalanë e Lëkursit në Sarandë, duke kurorëzuar në këtë mënyrë daashurinë e tyre shumë-vjeçare dhe më pas janë bërë prindër të vogëlushit Lian, i cili sot feston 1-vjetorin e tij të lindjes./Gazeta Express/

the authorE B