Rajon & Botë

10.6 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 10.6 milionë infeksione me koronavirus janë shënuar në nivel global.

Në nivel global, tani janë konfirmuar 10,694,288 raste të koronavirusit, dhe 516,210 vdekje të regjistruara sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Sh.B.A ka shpërthimin më të madh, me 2.686.480 raste të konfirmuara, të ndjekura nga Brazili (1,448,753), Rusia (653.479), India (604.641).

Mbretëria e Bashkuar vazhdon me 314.992 infeksione me koronavirus. /Lajmi.net/