Sport

10 klubet që shpenzojnë më shumë para

Futbolli është kthyer në një nga ‘industritë’ më fitimprurëse në botë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat marramendëse që qarkullohen në këtë sport. 2017-a do të mbahet mend për rekorde të njëpasnjëshme në shifrat e blerjeve të kartonëve të futbollistëve të caktuar, teksa kulmi u arrit me 222 milionë euro të paguara nga PSG-ja për Neymar.

Po francezët shpenzuan edhe rreth 170 milionë të tjera për kartonin e Mbappe-së, ndërsa Barcelona bleu Ousmane Dembelenë për 110 milionë euro.

Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro, transmeton “SuperSport.al”.

CIES ka publikuar edhe listën me 10 skuadrat që shpenzojnë më shumë para, si dhe shumën se sa shpenzojnë.

Everton – 365 milionë euro
Arsenal – 403 milionë euro
Juventus – 448 milionë euro
Liverpool – 461 milionë euro
Real Madrid – 497 milionë euro
Chelsea – 592 milionë euro
Barcelona – 725 milionë euro
Manchester United – 747 milionë euro
PSG – 805 milionë euro
Manchester City – 878 milionë euro