Kuriozitete

10 qytetet më të pasura në botë (Foto)

Një shtet-ishull, pak më i vogël se New Yorku dhe Hong Kongu, mbetet qyteti më i shtrenjtë në botë për të dytin vit radhazi, sipas raportit vjetor për koston e jetës në botë nga Njësia për Inteligjencë Ekonomike.

Singapori mbetet padyshim qyteti më i shtrenjtë në botë dhe mban pozitën e parë, i ndjekur nga Parisi, Oslo, Cyrihu e Sidnei.

Ky raport bazohet në 133 qytete dhe është i përgatitur në atë mënyrë që të ofrojë krahasimet qytet-për-qytet me New Yorkun, i vendosur si bazë për studimin, transmeton Koha.net.

Sipas raportit, Singapori ka çmime shumë më të shtrenjta se New Yorku në veshmbathje (afërsisht 50% më shtrenjtë se në New York), gjëra ushqimore (afërsisht 11% më shtrenjtë se në New York), veturat dhe transporti (afërsisht tri herë më shtrenjtë krahasuar me New Yorkun).

Azia, sipas studimit, përveç se mban qytetin më të shtrenjtë në botë, ka edhe qytetet më të përballueshme për nga çmimet, duke përfshirë Karachin dhe Bengaluru, Mumbain, Chennain, New Delhin dhe Teheranin.