Arsim & Kulturë

100 bursa për studime bachelor në vlerë mbi 100 mijë euro për studentët e rinj

Kolegji AAB lanson Programin e Bursave për studime bachelor 2020/21

Edhe pse në situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë COVID-10, Kolegji AAB si institucioni lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë eurove.

I ranguar si institucioni më i mirë jopublik në ranglistën e universiteteve Ëebometrics, me numrin më të madh të studentëve dhe mësimdhënësve, me një infrastrukturë mbresëlënëse e cila flet për investimet e vazhdueshme që janë bërë për pothuaj dy dekada të funksionimit, Kolegji AAB edhe njëherë dëshmon se është prijës i arsimit të lartë në vend dhe jo vetëm.

Të gjitha statistikat dhe trendët e regjistrimit të studentëve të rinj në arsimin jopublik nëpër gjenerata, e kanë nxjerrë Kolegjin AAB si zgjedhjen e parë të maturantëve në Republikën e Kosovës. AAB vazhdon të jetë synim dhe ëndërr edhe e çdo maturanti nga trojet jashtë Kosovës, përfshirë Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Malin e Zi, numri i të cilëve rritet për çdo vit.

Me mbi 40 programe bachelor dhe master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, diplomat e të cilave janë njohur dhe vazhdojnë të njihen edhe në shumë vende të BE-së e në ShBA, AAB padyshim bën diferencë në këtë fushë.

Janë edhe shumë arsye madhore të cilat e bëjnë AAB-në më të pëlqyerin: programet moderne të studimit, standardet më të larta të studimit; stafi i shkëlqyer akademik; infrastruktura dhe teknologjia më bashkëkohore; shpërblimet dhe bursat për studentët e dalluar; mundësitë më të mira të praktikave të organizuara nga Qendra e Zhvillimit të Karrierës; bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar, jeta e pasur dhe cilësore sociale, aktivitetet e shumta kulturore, artistike dhe sportive, e shumë arsye dhe gjetje të tjera origjinale.

Potenciali, talenti dhe shtytja ekzistojnë në çdo cep të botës. Por jo gjithmonë edhe mundësitë. Kjo është arsyeja pse Kolegji AAB ka vendosur që rrugën deri te qëllimi ta bëjë të mundur për secilin.

Kush mund të aplikojë në këtë program?

Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.

Programet studimore në të cilat ofrohen bursa në këtë afat të regjistrimit janë:

Si mund të aplikoj?

Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.

Linku i aplikimit:

https://aab-edu.net/programi-i-bursave-2020-21

Kur është afati i aplikimit?

Afati i aplikimit për Programin e Bursave në afatin e dytë në Kolegjin AAB është i hapur nga data 19 shtator – 02 tetor 2020 (ora 24.00).

Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?

Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 05 tetor 2020.

Programi i Bursave është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar që nesër të kenë një diplomë kredibile në duart e veta.

Kolegji AAB mirëpret të gjithë aplikantët dhe ju uron suksese!