Rajon & Botë

100 mijë euro shpërblim për gjetjen e sulmuesit në Berlin

Një ministër gjerman ka pranuar se forcat e sigurisë e dinin se sulmuesi i dyshuar në Berlin përbëente kërcënim terrorist, por nuk arriti të ndalojë ose t’a dëbojë atë para se ai të kryente sulmin me kamion.

Ralf Jäger, ministri i brendshëm në një konferencë për media tha se  tashmë hetimet janë duke u zhvilluar për një tunizian por në mungesë  të dokumenteve do të thotë se ai nuk mund të nxirret nga Gjermania, shkruan Indepedent.

Prokurorët kanë ofruar një shpërblim  prej 100,000 eurosh për informacionin që shpie në arrestimin e tij, duke e përshkruar sulmuesin si Anis Amri 24 vjeçar,  me flokë të zeza dhe sy kafe, transmeton KosovaPress.