Aktuale

127 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 127 raste të reja dhe 4 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.

Në spitalin Infektiv dhe në “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, ku 16 janë në terapi intensive.

Ndërkohë, lajm i mirë është se në 24 orë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend. /Top Channel/

the authorGazetaKNN