Sport

14 kandidatët për Topin e Artë

Goal.com e ka publikuar listën e kandidatëve për futbollistin më të mirë të vitit 2016.

Edhe pse ka shumë kohë deri në shpalljen e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2016, Goal e ka publikuar një listë me 14 kandidatë potencialë për këtë çmim.

Kësaj liste i prin ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo që fitoi Ligën e Kampionëve dhe është në finale të Euro 2016, dhe parashihet si kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim.

Pas tij renditen yjet tjerë si Antoine Griezmann, Lionel Messi, Gareth Bale etj.

Lista e plotë:

1. Cristiano Ronaldo 2. Antonie Griezmann 3. Leo Messi 4. Gareth Bale 5. Gianluigi Buffon 6. Neymar 7. Dimitri Payet 8. Luis Suarez 9. Paul Pogba 10. Robert Lewandowski 11. Andres Iniesta 12. Riyad Mahrez 13. Luka Modric 14. Thomas Muller