Aktuale

149 milionë euro i kërkohen BERZH-it për hekurudha

Në mbledhje e Qeverisë të premten është miratuar shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së grantit -projekti për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 në mes Qeverisë së Kosovës dhe BERZh-it, shkruan arbresh.info.

Bedri Hamza ka thënë se kjo marrëveshje kap vlerën prej 149 milionë euro.

“Realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Hamza.

Kurse kryeministri Ramush Haradinaj ka shtuar se kjo është dëshmi që projektet strategjike do ta marrin përkrahjen.

Projekti për Rehabilitimin e Linjës 10 hekurudhore, përshkon shtatë shtete përfshirë Kosovën, shkruan arbresh.info.

Linja 10 është pjesë e rrjetit kyç hekurudhor të Ballkanit Perëndimor dhe Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.

Kjo linjë është një nga linjat Pan-Evropiane, e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë.

Sipas projektit 148 km të linjës 10 në Kosovë janë të ndara në 3 faza: Maqedoni – Fushë Kosovë (64 km), Fushë Kosovë – Mitrovicë (34.4 km) dhe Mitrovicë – Serbi (42 km).

/arbresh.info/