Aktuale

15 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 4 të tjerë janë 4 pacientë në respiratorë dhe 62 në oksigjenoterapi.

“90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 459 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.