Rajon & Botë

15-vjeçari arrestohet për shkak se përdhunoi dhe plaçkiti një 84-vjeçare

Një adoleshent 15-vjeçar është arrestuar nën akuzat se e ka përdhunuar dhe plaçkitur një pensioniste 84-vjeçare në shtëpinë e saj, njofton policia.

Pensionistja po flinte gjumë kur sulmuesi u fut dhunshëm në shtëpinë e saj në Perth të Australisë, para se ta sulmonte atë seksualisht, transmeton Express.

Ai e ka detyruar të moshuarën të pastrohet me qëllim që t’i zhdukë provat e ADN-së së sulmit të së premtes, njofton policia australiane.

Pensionistja, e cila jeton e vetme, ka pësuar lëndime dhe është traumatizuar pas sulmit. Ajo e ka kaluar një natë në spital dhe është liruar të nesërmen.

Policia e ka arrestuar të dielën 15-vjeçarin nën akuzat për përdhunim dhe plaçkitje. /Express/