Aktuale

16 mësimdhënies me Covid -19, mbyllet shkolla “Dardania” në Prishtinë – kalohet në mësim online

Me këtë rast, drejtoria e shkolles ka njoftuar se shkolla prej ditës së sotme duhet të kalojë nga Skenari A (prezencë fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë).

“Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do t’ju njoftojmë në kohë reale. Andaj, Task- Forca merr vendim që të zbatohet rekomandimi i Ministrisë së shëndetësisë dhe të kalohet nga skenari A në Skenarin C. Datë:30/10/2020 Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU“Dardania’’ Prishtinë më 29.10.2020.  Nga 16 mësimdhënës të testuar, katër (4) prej tyre rezultojnë pozitiv, si dhe nga 43 nxënës 7 prej tyre rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 më datë 30.10.2020”, thuhet në njoftimin e shkollës.

SHFMU “Dardania”-Prishtinë ka afërsisht 2150 nxënës,75 mësimdhënës,10 staf Teknik dhe 10 staf administrative.

Prej datës 13-29 tetor, në total janë 5 mësimdhënës të konfirmuar dhe 16 nxënës të konfirmuar me SARS-CoV-2

Masat e ndërmarra:

– Mësimdhënëit/nxënësit e konfirmuar pozitiv janë udhëzuar në vetëizolim
– Është njoftuar Drejtoria e shkollës në fjalë
– Është njoftuar DKA

Rekomandohet:

– Shkolla duhet të kalojnë nga Skenari A në skenarin C.
– Të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare në shkollë.
– Të respektohen kriteret dhe rekomandimet nga MSH, IKSHPK, dhe Protokoli i Reagimit të MASH.
Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do t’ju njohtojmë në kohe reale.

Task forca merr vendim që të zbatohet rekomandimi i Ministrisë se shëndetësisë të kalohet nga skenari A në Skenarin C

Iu dëshirojmë shëndet dhe shërim sa më të shpejtë mësimdhënësve dhe nxënësve! E tejkalofshim sa më lehtë këtë situatë!/Lajmi.net/

the authorGazetaKNN