Aktuale

166 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 4 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 166 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 118 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

105 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, 4 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

10 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

166 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

118 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

105 me oksigjeno-terapi

4 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 52 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

– Spitali i Pejës, 12 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë